3.8 C
Geneva
Friday, March 29, 2024

Bombë nga Italia: Ronaldo në Manchester United

Ronaldo mund të rikthehet te Manchester Unitedi

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Mediumi italian, “Tuttosport” raporton drejtuesit e klubit anglez po synojnë ta bindin Ronaldon të rikthehet në “Old Trafford”.

Së fundmi në mediat italiane është raportuar se ylli portugez mund të largohet në fund të këtij edicioni nga “Zonja e Vjetër”, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Për Ronaldon, interesim ka shprehur edhe Real Madridi.

36-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022.

Këtë sezon Ronaldo ka shënuar 30 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Juventusit që nga viti 2018 kur u transferua nga Real Madridi për 117 milionë euro.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img