Alb'swiss TV
Showbiz

Bota e muzikës në zi: Ndërron jetë ylli i madh

bota-e-muzikes-ne-zi:-nderron-jete-ylli-i-madh

Bota e muzikës është në zi, pasi ka ndërruar jetë ylli shumë i njohur muzikor.

Hal Ketchum raportohet se vdiq nga ndërlikimet e demencës.

Ai ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare.

Lajmet për vdekjen e yllit të muzikës ‘country’ u ndanë nga fansat e Ketchum në një postim të ndarë në rrjetet sociale.

Sipas deklaratës, artisti i cili ka kryesuar tabelën e Billboard vdiq të hënën në mbrëmje.

“Me trishtim dhe pikëllim të madh ne njoftojmë se Hal vdiq mbrëmë në shtëpi për shkak të ndërlikimeve të Demencës”, shkroi Andrea Ketchum, gruaja e Hal Ketchum. “Le të jetojë muzika e tij përgjithmonë në zemrat tuaja dhe t’ju sjellë paqe”, shkroi ajo.

Andrea Ketchum zbuloi në prill të vitit 2019 se Hal Ketchum ishte diagnostikuar me Alzheimer.

Sipas njoftimit, në atë kohë, ai tashmë ishte duke luftuar me sëmundjen për një ‘kohë të gjatë’.

Disa nga hitet më legjendare të Ketchum përfshijnë “Long Haired Country Boy”, për të cilin fitoi një nominim për ‘Award Music Association’ në vitin 1997 dhe “Hearts Are Gonna Roll”.

Të ngjajshme

Privohet nga jeta reperi i njohur amerikan

albswiss.com

Një nënë me stil si Jehona Sopi, kaq bukur po duket sot

albswiss.com

LDK e AAK nisin “kapjen” e bordeve: Dy anëtarët e bordëve të përkohshme të emëruar sot janë nga dy partitë në pushtet

albswiss.com