Alb'swiss TV
Lajme

Brenda një dite dy pacientë vdesin nga Covid-i në Spitalin e Gjilanit

brenda-nje-dite-dy-paciente-vdesin-nga-covid-i-ne-spitalin-e-gjilanit

Koronavirusi po vazhdon të marrë shumë jetë në Kosovë.

Ka më shumë se nëntë muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID-19.

Ditëve të fundit janë rritur edhe rastet me të infektuar, po ashtu edhe numri i viktimave.

Betejën me virusin COVID-19 e kanë humbur edhe dy pacientë, të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismaili.

“Fatkeqësisht, në orët e mbrëmjes betejën me COVID-19 e ka humbur një qytetare e Gjilanit, ndërkaq në orët e mesnatës ka ndërruar jetë edhe një pacient nga Komuna e Bujanocit, i lindur më 1956. Familjeve të tyre, në emrin tim dhe në emër të Spitalit të Përgjithshëm, ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Ismajli .

Ai ka shtuar se gjendja në këtë spital është e rëndë, derisa kanë fluks të madh të pacientëve.

“Gjendja s’është aspak e mirë. Kemi bërë njësi shtesë. Po provojmë ta menaxhojmë situatën me mundësitë që kemi”, ka shtuar Ismajli.

Kujtojmë se numri i të vdekurve në Kosovë si pasojë e pandemisë COVID-19, ka shkuar mbi 800.

Të ngjajshme

Ambasadori i Gjermanisë kritikon ashpër Daçiqin: Fol ndonjëherë për krimet që i keni bërë në Kosovë

albswiss.com

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në zgjedhje

albswiss.com

Faqja zyrtare e Kuvendit transmeton fushatën e PDK-së në Podujevë, reagon Osmani

albswiss.com