Britaniku ia shkatërroi Mercedesin Bersant Celinës në parking – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Britaniku ia shkatërroi Mercedesin Bersant Celinës në parking

britaniku-ia-shkaterroi-mercedesin-bersant-celines-ne-parking

Një Mercedes në pronësi të Bersant Celinës – yllit të Kombëtares së Kosovës – ishte njëri prej pesë veturave të shkatërruara në një parking për pak minuta.

Rreth 11 mijë funte dëmtime iu shkaktuan Mercedesit të Celinës kur një person me emrin Lee Draper theu xhamin panoramik të veturës dhe më pas edhe xhamat duke kërkuar sende për të vjedhur.

Pasi vandalizoi pesë vetura në parkun e qytetit, Draperi më pas hyri në një bar në afërsi dhe i vodhi disa shishe me alkool, shkruan WO.

Prokurorja e rastit të tij kishte deklaruar se ai sapo kishte shkelur në parkun e qytetit kishte thyer xhama veturash, kishte prishur pasqyret e tyre dhe kishte dëmtuar panelet.

Mercedesi në pronësi të Celinës ishte ai S62 AMG – i cili në atë kohë luante për Swansea Cityn.

Të ngjajshme

Ish futbollisti i Interit e rrah babain…!

albswiss.com

Ronaldo po rikthehet në Real, Zidane befason me këtë deklaratë

albswiss.com

Antonio Cassano e ngrit në ‘qiell’ këtë lojtar të Milanit

albswiss.com