Capello tregon problemin e Milanit: E kam menduar gjatë dhe kam dalluar pse nuk po ecën.
Fabio Capello, nga studiot e “Sky Sport” ka folur për momentin e Milanit dhe sigurisht që është ndalur te një analizë e detajuar e cila lidhet më së shumti me paraqitjet kuqezi dhe rezultatet.
Madje, këtu qëndron dhe ngërçi i madh. “Të humbësh derbin tregon vlerat… Në fushë u pa qartë diferenca e madhe. Milani kohët e fundit kam dalluar se e ka mendjen te e luajtura bukur dhe mirë, por kurrësesi te rezultati”
“Duhet të ndryshojë dhe ndoshta duke u fokusuar vetëm te rezultati gjërat do të ndryshojnë gjithashtu. Ndaj Crvena Zvezda e dija se nuk do të ishte e lehtë aspak”.
“Ibra në Sanremo? E përsëris, nuk do të kisha qenë kategorikisht dakord në këtë situatë”.