-0.5 C
Geneva
Friday, March 29, 2024

Chelsea e mposhtë Liverpoolin në Anfield

Chelsea e mposhtë Liverpoolin në Anfield.

Chelsea ka fituar derbin e javës në Angli, pasi ka triumfuar në Anfield ndaj Liverpoolit me rezultat 0-1.

Ishte një ndeshje me raste të shumta shënimi, por që në fund u vendos nga një gol i shënuar.

Chelsea shënoi në minutën e 24-të me sulmuesin gjerman Timo Ëerner, por që goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje nga VAR.

Por në minutën e 42-të mysafirët ndërtuan një aksion fantastik.

N’Golo Kante asistoi për mrekulli te Mason Mount i cili pasi u fut në zonë me një goditje të fuqishme realizoi për 0-1.

Me epërsinë e mysafirëve prej një goli dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.

Liverpooli tentonte të gjente golin e barazimit në pjesën e dytë, por një gjëje të tillë nuk ia doli.
Edhe 45 minutat e fundit i takuan Chelseat me lojë që krijoi më shumë raste shënimi, por që në fund vendimtar doli të jetë goli i Mount.

Chelsea kësisoj mori tri pikë të arta nga Anfield, me një fitore që është shumë e madhe në luftë për një pozitë që i dërgon skuadrat në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri.

Londinezët tani e shohin vetën në vendin e katërt në Ligën Premier me 47 pikë të tubuara, katër më shumë se Liverpooli që mbetet në vendin e shtatë në tabelë.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img