Çka i shkroi Klopp në Whatsapp lojtarit të Liverpool, që u frikësua aq shumë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Çka i shkroi Klopp në Whatsapp lojtarit të Liverpool, që u frikësua aq shumë

cka-i-shkroi-klopp-ne-whatsapp-lojtarit-te-liverpool,-qe-u-frikesua-aq-shume

Lojtari i Liverpoolit zbulon se si u frikësua nga një mesazh në Whatsapp nga Jurgen Klopp.

Talenti i Liverpoolit, Rhys Williams ka zbuluar se ishte “frikësuar” kur mori një mesazh me tekst nga menaxheri Jurgen Klopp, i cili kërkoi që ta shihte atë.

Williams ka bërë 13 paraqitje këtë sezon me Reds pasi mbrojtësit titullarë apo ‘garda e vjetër’ e ekipit ishte shkatërruar nga dëmtimi.

20-vjeçari shpjegoi se dikur iu kërkua një bisedë e shpejtë nga Klopp – por ishte vetëm për t’i dhënë atij disa këshilla.

Megjithatë, Williams zbuloi se ishte frikësuar nga kjo ftesë e trajnerit gjerman.

“Unë ndoshta do të thosha se kapiteni ose ndoshta Virgil van Dijk janë më aktivët në bisedat në grup të WhatsApp”, ka thënë fillimisht Williams për The Mirror.

“Padyshim që Van Dijk nuk ka luajtur shkaku i dëmtimit të tij, kështu që para çdo ndeshje ai po u dëshiron të gjithë djemve fat të mirë dhe gjëra të tilla”.

“Dhe kapiteni Jordan Henderson është ai që gjithmonë përgjigjet i pari”.

“Kishte një mesazh të fundit nga Klopp – ‘a mund të vish të më shohësh të lutem’. Isha i trembur!”.

“Por, ishte thjesht për të diskutuar disa gjëra që unë mund t’i bëja më mirë në ndeshje, kështu që nuk ishte asgjë për t’u shqetësuar. Por unë isha shqetësuar”, përfundoi anglezi i ri.

Debutimi i Williams erdhi në fitoren 2-1 të dhjetorit ndaj Tottenham Hotspur, një lojë në të cilën Joel Matip ishte menduar si partner i Fabinhos, por kjo nuk ndodhi.

Të ngjajshme

Me një lojtar më pak, Porto eliminon Juventusin nga Liga e Kampionëve

albswiss.com

Ibra me deklaratë të papritur për Berlusconin

albswiss.com

Shqipëria kalon në epërsi nga super-goli i Lenjanit

albswiss.com