Tifozët e PSG-së kanë bërë një gjest jo sportiv para ndeshjes kthyese kundër Barcelonës.
Pas dy ditëve, Barcelona do jetë mysafir në “Parkun e Princave”, me ndeshjen e parë që përfundoi me rezultat 1 – 4.
Sidoqoftë, urrejtjen e tifozëve ‘Parisien’ ndaj Barcelonës u vërtetua se fundmi përmes një demonstrate të bërë në qytetin e Francës.
Mbështetësit e klubit francez në një baner e trajtuan të dashurën e Gerard Pique, Shakira, si prostitutë.
“Shakira në Jonquera”, shkruhej në baner. Për ju që nuk e dini, Jonquera është një vend në Francë që njihet për prostitucion.
Këto banera të tifozëve francez kanë ndodhur edhe më herët, siç ishte ajo ‘Barcelona nuk është e mirëpritur’.