Cristiano Ronaldo është një perfeksionist i vërtetë: gjithmonë i vëmendshëm edhe në detajet më të vogla, ndaj kampioni portugez nuk i ka fituar rastësisht 5 Topa të Artë. Ole Gunnar Solskjaer shpejt e kuptoi këtë shpejt, me të cilin ka patur një diskutim pikërisht për sa i përket lojës së Manchester United.
Cristiano Ronaldo i ka shfaqur pakënaqësitë e tij trajnerit në lidhje me lojën, duke i bërë një kërkesë për ta bindur teknikun që të ndryshojë vetëm për të.
Ronaldo, prapaskena me Solskjaer
Që kur u kthye te Manchester United, Ronaldo ka shënuar pesë gola në pesë takime me United: shifra rekord, veçanërisht duke pasur parasysh se portugezi tani po shkon 37-vjeç. Të gjitha këto megjithatë duket se nuk mjaftojnë, pasi Ronaldo është i bindur se mund të shënojë edhe më shumë.
Sipas tij, shokët e skuadrës duhet ta përmirësohen në ndihmën ndaj tij, duke i furnizuar topat me shpejt. Ronaldo kështu do të arrinte në zonën e golit në kushtet më të mira të mundshme.
Siç bëhet të ditur, është kjo kërkesa që portugezi i ka bërë Solskjaer, dhe trajneri pa hezitim ia ka plotësuar menjëherë duke ua komunikuar diçka të tillë skuadrës. Është e vështirë t’i thuash jo Ronaldos.