Alb'swiss TV
Lajme

Daka thotë se sonte rreth orës 21:00 mund të dalin rezultatet preliminare

daka-thote-se-sonte-rreth-ores-21:00-mund-te-dalin-rezultatet-preliminare

Valdete Daka thotë se sonte rreth orës 21:00 mund të dalin rezultatet preliminare.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë për T7 se sonte rreth orës 21:00 mund të dalin rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.

Fakti se Podujeva dhe Mitrovica e Veriut janë komuna të vogla, Daka ka thënë se do të bëjë që fletëvotimet të numërohen më shpejt.

“Meqenëse -siç e thatë- kemi dy komuna jo të mëdha, shpresojmë që rezultatet do t’i kemi shumë shpejt. Diku rreth orës 21:00 besoj që do të fillojmë t’i japim rezultatet e para preliminare”, ka thënë Daka.

Ajo ka treguar se aktualisht dalja në zgjedhje në këto dy komuna është më e ulët krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të zgjedhjeve lokale në vitin 2017.

Paraprakisht, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për T7 se të drejtën për të votuar po e shfrytëzojnë edhe qytetarët e infektuar me COVID-19.

Të ngjajshme

6 të vdekur dhe 206 raste të reja me koronavirus në Kosovë

albswiss.com

Seanca e sotme përfundon, konferenca e ardhshme ndaj Thaçit e të tjerëve në fund të janarit

albswiss.com

Kërcënohet Zafir Berisha, policia nis hetimet

albswiss.com