Alb'swiss TV
Lajme

Dalin detaje të rëndësishme për plagosjen e 19-vjeçarit në Prizren

dalin-detaje-te-rendesishme-per-plagosjen-e-19-vjecarit-ne-prizren

Plagosja e 19-vjeçarit në Prizren, dalin detaje të reja rreth rastit.

Një 19-vjeçar nga Prizreni ka mbetur i plagosur nga ar’ma e zjarrit, pas një përleshjeje fizike me tre persona tjerë.

Viktima kishte ndërhyrë për t’i ndarë tre të tjerët të cilët po përlesheshin, por në atë moment njëri prej tyre ka shkrepur një pl’umb, i cili e plagosi në këmbën e majtë..

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohet një i ri i cili mbeti i plagosur nga ar’ma e zjarrit, mesditën e së hënës në rrugën “Latif Berisha” në Prizren.

Mësohet se në momentin kritik, viktima kishte tentuar të qetësonte gjakrat në mes të tre personave tjerë të cilët po rriheshin, pasi ishin fjalosur për qenë.

“Ngjarja ka ndodhur për motive të ulëta. Janë përla për qenë. Ka qenë një përleshje në mes tre personave, viktima ka hy me i nda, por ka pësuar me plagosje në këmbën e majtë, dhe disa lëndime nga përleshja në tokë. Pas tretmanit mjekësor është ndalur në spital, por është jashtë rrezikut për jetë. Një fishek i pistoletës është gjetur në tokë”, kanë deklaruar nga Policia.

Ndërkohë, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se vepra penale është cilësuar si “Vr’asje në tentativë”.

“Vr’asje në tentativë – Rr. Latif Berisha, Prizren 23.11.2020 – 11:53. Viktima mashkull kosovar raporton se i dyshuari mashkull kosovar, pasi e ka sulmuar fizikisht ka shtënë me armë zjarri me ç ‘rast e ka plagosur viktimën dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje, policia ka njoftuar se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, pas plagosjes së të riut.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në emergjencë dhe i njëjti ndalet për shërim të mëtutjeshëm ne Spital në Prizren. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari ende është në arrati”, bën të ditur njoftimi i Policisë.

Të ngjajshme

Nuk ka autobusë deri në orën 5 të mëngjesit të 9 nëntorit

albswiss.com

Engel: Gjykata Speciale nuk duhet të ndjekë vetëm një etni

albswiss.com

Aktakuza ndaj Thaҫit dhe marrëveshja me Serbinë, flet Borrell

albswiss.com