fbpx
Alb'swiss TV
Showbiz

Dardan Foniqi – tekst shkruesi në trendët aktual të rinisë

Emrin e tij e shohim tek këngët të cilat i dëgjojmë nga solistë dhe artistë të ndryshëm shqiptarë, pasi ai është momentalisht një nga tekstshkruesit më të kërkuar dhe premtues. Tekstet e tij janë bërë mjaft të dëgjuara dhe të pëlqyeshme për publikun. Ai po bashkëpunon edhe ka shumë kërkesa nga artistë të ndryshëm që duan të këndojnë fjalët e bukura dhe plot kuptim të krijimtarisë së tij.

Nga disa artistë e solistë mendimet e tyre janë në superlativë për Dardan Foniqin… Dardani është një artistë dhe tekst shkrues i mirëfilltë i fjalës e cila kompozohet për ta sjellë tek publiku. Ai shpreh dashurinë, dhembjen, lumturinë në mënyrë reale dhe të ndjeshme me plotë premisa artistike… thotë: Dorina Plaku.

Ndërsa fjalë të njëjta dhe mirëdashëse ka edhe Faik Rama i cili thotë se është shumë i kënaqur me tekstet e shkruara nga ai… Safet Rizaj thotë se: “isha shumë i kënaqur që tekstet e tija u arritëm ti realizojmë në studion time sepse Dardani është një tekst shkrues i mrekullueshëm”. Fjalë dhe lëvdata ka edhe Baki Xhaferi i cili potencon se Dardan është një tekst shkrues i mrekullueshëm e sidomos baladat e tija me motive kurbeti janë të shkëlqyera…

Dardani Foniqi me punën dhe krijimet e tija ditë e më tepër po dëshmohet se tekstet e tija janë të pëlqyera nga solistë dhe artistë të artit e kulturës muzikore./albswiss.com/

Të ngjajshme

Azet: Nuk ka rëndësi sa i zënë je, thirre nënën çdo ditë

admin

Lori Hoxha publikon foton domethënëse nga 2018

admin

Neca ka dalë me vjehrrën e saj, po duken njëra më zonjë se tjetra

admin