Alb'swiss TV
Lajme

Data e zgjedhjeve: Osmani fillon takimet me partitë politike, Vetëvendosjen e pret të parën në Presidencë

data-e-zgjedhjeve:-osmani-fillon-takimet-me-partite-politike,-vetevendosjen-e-pret-te-paren-ne-presidence

Pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar sot konsultimet me partitë politike, njofton zyra e Presidencës.

“Në orën 13.00 , u.d. Presidentja Osmani e ka ftuar lëvizjen “Vetëvendosje”, në orën 14.00 Lidhjen Demokratike të Kosovës, në orën 15.00, Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në orën 16.00, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Nesër u.d. Presidentja Osmani do të vijojë takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike”, thuhet tutje.

Të hënën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese shpalli aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke konstatuar se përbërja e kabinetit qeveritar s’i kishte marrë votat e nevojshme, pasi që ky organ e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit të dënuar me burgim, Etem Arifi.

“Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në konstatimet e Gjykatës Kushtetuese.

Të ngjajshme

IKSHP-ja thotë se bota po ua ka lakmi për punën e testimit: “Boll ma sehirxhinjeve”

albswiss.com

Nënkryetari i Prishtinës: Ata që u testuan në klinikat private nuk do të rimbursohen

albswiss.com

Ramush Haradinaj: Në garë do të futemi të vetëm, pas zgjedhjeve s’kemi vija të kuqe

albswiss.com