Alb'swiss TV
Lajme

Daut Haradinaj thotë se PDK ia ka borxh Ramushit votën për president

daut-haradinaj-thote-se-pdk-ia-ka-borxh-ramushit-voten-per-president

Daut Haradinaj thotë se PDK ia ka borxh Ramushit votën për president.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk sheh opsion tjetër për postin e presidentit, përveç Ramush Haradinaj.

Kështu deklaroi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në emisionin Argument Plus të RTV21.

Ai bëri të ditur se AAK ka marrë mbështetjen e një numri të konsiderueshëm deputetësh, ndërsa theksoi se PDK-ja ia ka borxh votën për postin e Presidentit.

Haradinaj foli edhe për mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës teksa i bëri thirrje publike PDK-së që t’i bashkohet koalicionit.

Kujtojmë se pas konfirmimit të aktakuzës së Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit. Aktualisht ushtruese e detyrë së presidentit është kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Osmani aktualisht është e infektuar me COVID-19.

Të ngjajshme

Organizoi aheng me 200 persona në kohë pandemie, ja çka me organizatorin

albswiss.com

Përfundon takimi i Kryesisë së LDK-së, “ka emra sa të doni për kandidatin për kryeministër”

albswiss.com

Në seancën paragjyqësore, Prokurorja e Speciales dhe avokati i Thaçit replikojnë me njëri-tjetrin

albswiss.com