Alb'swiss TV
Lajme

Deklarohet ish-kandidatja e Vetëvendosjes për deputete: Kush e bon për spital Valon Sylën, 500 euro i ka prej meje

deklarohet-ish-kandidatja-e-vetevendosjes-per-deputete:-kush-e-bon-per-spital-valon-sylen,-500-euro-i-ka-prej-meje

Ish-kandidatja e Vetëvendosjes për deputete: Kush e bon për spital Valon Sylën, 500 euro i ka prej meje.

Gazetari Valon Syla u sulmua dje gjatë ditës në lagjen “Pejton” të kryeqytetit.Pro sulmit të tij është shprehur ish-kandidatja e Vetëvendosjes për deputete, Valbonë Bajrami.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, është shprehur se kushdo që e bën për spital Valon Syla 500 euro i ka nga ajo.

Sipas saj definicioni i fjalës së lirë nuk duhet të “dallashitet” me ofendime e paragjykime të rënda.

Shkrimi i plotë:

“Kush e bon për spital Valon Sylën, 500 i ka prej meje dhe ka 100 për secilin banalist që ja dallashitë defenicionit të fjalës së lirë, me ofendime dhe paragjykime të randa.

Atyne që ja u dhajnë ka një flakareshë, sepse atë që e thotë Valoni e konsiderojnë mendim, I kanë ka 10 euro. Që a kam harru naj nënkategori, ju kërkojë ndjesë.

Të ngjajshme

Postimi prekëse i shokut të oficerit të FSK-së, i cili ia mori vetës jetën sot në Prishtinë

albswiss.com

Ardhja e diasporës – Rreth 700 milionë euro hyjnë në Kosovë, 11% më shumë se vjet

albswiss.com

Pacolli thotë se Kosova duhet ta ngritë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti

albswiss.com