Alb'swiss TV
Lajme

Deputetët diskutojnë për personat me aftësi të kufizuara, por bëjnë këtë gabim

deputetet-diskutojne-per-personat-me-aftesi-te-kufizuara,-por-bejne-kete-gabim

Deputetët diskutojnë për personat me aftësi të kufizuara, por ia huqin me termin që përdorin.

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Deputetët e Kuvendit kanë folur për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, por në fjalimet e tyre, gjatë gjithë kohës kanë gabuar termin me të cilin u janë drejtuar atyre.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë folur tërë ditën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, por të zgjedhurit e popullit, në debatin parlamentar kushtuar atyre, ia kanë huqur termit që duhet përdorur.

Në fjalimin e secilit deputet të Kuvendit të Kosovës është dëgjuar termi “persona me aftësi të veçanta”. Madje nga një deputete është kërkuar dhe këmbëngulur që në vend të termit korrekt “persona me aftësi të kufizuara” të përdoret termi i gabuar.

Se deputetët kanë përdorur gabim këtë term e ka thënë edhe drejtori i HANDIKOS-it, Afrim Maliqi.

“Edhe me Kushtetutë dhe të gjitha Ligjet në Kosovës, i përshtatet termi adekuat “persona me aftësi të kufizuara”, jo “me nevoja të veçanta”, ka deklaruar Maliqi.

Ai tha se deputetët kanë përdorur gabim edhe termin “kategori”.

“Janë duke e përdorur gabim këtë term si dhe termin “kategori”. Personat me aftësi të kufizuara nuk janë kategori, mund të quhen komunitet, por para se të gjithash janë njerëz, janë qenie njerëzore e jo kategori”, ka thënë Maliqi.

Ndërkohë, edhe në Kushtetutën e Kosovës, kur bëhet fjalë për ta, përdoret termi “persona me aftësi e kufizuara”.

Po ashtu, për personat me aftësi të kufizuar në Kosovë ekziston edhe një Ligj, i cili ka për qëllim aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e tyre.

Të ngjajshme

Demantohet Qeveria , kompania e vaksinave thotë se nuk ka marrëveshje me Kosovën

albswiss.com

Ministria e Financave ua sqaron bizneseve situatën lidhur me ekzekutimin e parave

albswiss.com

Bulliqi thotë se pa Vjosa Osmanin LDK do të ishte pas AAK-së në zgjedhje

albswiss.com