Alb'swiss TV
Lajme

Deputetja e AAK: Diaspora të kenë ulëset e tyre në Kuvend

deputetja-e-aak:-diaspora-te-kene-uleset-e-tyre-ne-kuvend

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, në seancën e sotme gjatë së cilës u diskutua edhe Ligji për diasporën, sugjeroi që këta të fundit të kenë përfaqësues në Kuvend.

“Për ata që nuk e dijnë, ekzistojnë Ligji për diasporën dhe ai ligj fatkeqësisht është shumë i mangtë, sado që është miratu në legjistraturën e parë timen. Kam qenë pjesë e komisionit dhe vërtet është një ligj që kërkon plotësim-ndryshim”, është shprehur Haxhiu.

“Më kujtohet që në mandatin e kaluar, ka qenë i organizuar një turne në Evropë dhe për tej, prej deputetëve dhe prej të gjithë opozitës së atëhershme, e sidomos prej LVV-së, tre deputetë nëse nuk gaboj, por edhe parti të tjera kanë shetitur nja 7-8 ditë, me ministrin e Diasporës atëherë Gashin, dhe a e dini se çka ka ndodh? Janë kthy, kanë bisedu, i kanë mashtru diasporën dhe absolutisht asnjë hap të vetëm nuk e kanë bërë në ligj. As nuk e kanë kalu ligjin, pra në këtë kuvend, e di që pos që i kanë shpenzu mjetet dhe i kanë keqëpërdor edhe drekat e darkat atje, nuk e kanë kalu ligjin, dhe e di që njëfar debati në mes ministrit dhe anëtarëve që kanë qenë në atë turne”, ka shtuar tutje ajo.

“Nuk është një nismë që rregullon diçka, andaj nuk mund ta përkrahim dhe ju ftoj që bashkërisht, e që do t’i keni të gjitha nënshkrimet e Grupit Parlamentartë AAK-së, dhe ta bëjmë një reform të mirëfilltë në mënyrë që diasporës sonë t’iu mbesin vendet e rezervuara që të jenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendit e Kosovës”, përfundoi ajo.

Të ngjajshme

Thaҫi, Veseli, Selimi e Krasniqi akuzohen për privim nga jeta të kundërshtarëve

albswiss.com

Çka ndodh me bisedat telefonike të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë?

albswiss.com

Ministri i Nismës shkon te shtëpia e Jakup Krasniqit

albswiss.com