Alb'swiss TV
Lajme

Dështon votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare

deshton-votimi-i-tri-marreveshjeve-nderkombetare

Dështon votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit për vendimmarrje Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë tri marrëveshje ndërkombëtare.

Duke qenë se për marrëveshjet ndërkombëtare nevojiten 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për këto tri marrëveshje kanë votuar vetëm 52 deputetë, për çka nuk ka pasur kuorum që të njëjtat të miratohen, shkruan Gazeta Express.
Kuvendi nuk ka arritur të miratojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.

Po ashtu, nuk ka arritur të votohet as Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Të ngjajshme

Kryeministri Hoti në një lokal të Prishtinës që jep shembull për respektim të masave anti-Covid, Selmanaj ia mbanë sendviqin

albswiss.com

Infermieri Duraku që 19 ditë në grevë: S’ndalem deri në realizim të kërkesave ose deri në vdekje

albswiss.com

Paralajmërohet ulja e pagave në Telekomin e Kosovës

albswiss.com