3.1 C
Geneva
Thursday, April 10, 2025

Dinamo eliminon Tottenhamin e Mourinhos

Dinamo shkakton befasinë e sezonit, eliminon Tottenhamin e Mourinhos.

Tottenhami i Jose Mourinhos është befasuar nga Dinamo Zagreb, duke u eliminuar nga Europa League.

Tottenhami e fitoi sfidën e parë në Angli 2-0, dhe aty u mendua se në këtë eliminatore, çdo gjë mund të jetë mbyllur.

Por, ashtu nuk menduan kroatët.

Dinamo në shtëpi ka arritur të shkaktojë befasinë e sezonit, duke e eliminuar Tottenhamin.

Pas 90 minutave, Dinamo arriti të shënojë dy gola, duke quar sfidën në vazhdime.

30 minuta vazhdime, më të mirë ishin vendasit dhe shënuan edhe golin për 3-0 dhe rezultatit të përgjithshëm 3-2, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Europa League.

Heroi i kësaj mbrëmje ishte sulmuesi, Mislav Orsic, i cili me het-trikun e tij, shkaktoi befasinë e sezonit për ta dërguar te shtëpia Tottenhamin e Jose Mourinhos.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img