Reagon djali i Kadri Veselit pas rezultatit të PDK-së.
Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të PDK’së Kadri Veseli, ka reaguar pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve.
Në llogarinë e tij në Instagram, Klestori ka publikuar një fotografi me kreun e PDK’së, Memli Krasniqin dhe djalin e ish-presidentit Thaçi, Endritin.
Ai ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar.
“Shumë i lumtur, dhe mbi të gjitha shumë krenar. 177”, ka shkruar Klestori.