Alb'swiss TV
Lajme

Djegia e banerit ‘Liria ka Emër’, Rakiq vjen me reagim të papritur!

djegia-e-banerit-‘liria-ka-emer’,-rakiq-vjen-me-reagim-te-papritur!

Goran Rakiq e quan vandalizëm djegien e banerit “Liria ka Emër”: Si zëvendëskryeministër s’do ta lejoja.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se përfaqësues i Qeverisë, nuk do të lejonte djegien e billbordit ”Liria ka Emër”, që ka ndodhur në Graçanicë.

Ai e ka quajtur këtë vandalizëm.

Këto komente ai ka bërë gjatë raportimit në Komisionin për Qeverisje Lokale dhe Medie, kur është pyetur nga Arbëresha Kryeziu e Vetëvendosjes.

Ajo pyeti nëse një veprim i tillë është bërë me urdhër të Beogradit.

Por Rakiq, tha se nuk ka informacione për një gjë të tillë, dhe si përfaqësues i Listës Serbe do t’i japë përgjigje Kryeziut nëse shkon në zyrën e tij.

“Kam ndjenjën, që ju kini ndjenjën se ju po më parashtronin pyetje jashtë rendit të ditës. Unë për herë të parë po e dëgjoj këtë dhe kjo nuk është pyetje për mua dhe unë si zëvendëskryeministër nuk do të lejoja një vandalizëm të atillë. Nëse dëshironi pyetje për këtë, si përfaqësues i Listës Serbe do të ju them kur të vini në zyrën time”, tha ai.

Të ngjajshme

Hoti thotë se duhen edhe tre-katër muaj për t’i dalë në fund pandemisë COVID-19

albswiss.com

Kryeministri Hoti në Romë, takohet me kryeministrin e Italisë

albswiss.com

Sulmi në Vjenë, reagim Presidenti Thaҫi

albswiss.com