Alb'swiss TV
Lajme

Do të ndahen nga 80 euro për familjet me asistencë sociale nga Komuna e Prishtinës

do-te-ndahen-nga-80-euro-per-familjet-me-asistence-sociale-nga-komuna-e-prishtines

Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 80 euro për familjet me asistencë sociale.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se do të subvencionohen me nga 80 euro familjet në asistencë sociale.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se përveç familjeve në asistencë sociale, do të subvencionohen edhe personat me aftësi të kufizuara.

“Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilën familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjajshme

Këto janë dyshimet e para të vdekjes së Labinot Aliajt

albswiss.com

LDK-ja dënohet me 2 mijë euro nga Inspeksioni i Prishtinës

albswiss.com

Ahmeti: Duhet shikojmë opsion tjetër për vaksinën

albswiss.com