Dëshpërim tek Milan: Donnarumma i ka dhënë fjalën një gjiganti tjetër.
Portieri i parë i Milanit, Gianluigi Donnarumma mundet që këtë verë të largohet nga kjo skuadër edhe atë me parametra 0.
21 vjeçari kërkon një kontratë të re por me pagë më të lartë, kusht ky që momentalisht Milani e ka të pamundur për tja plotësuar.
Në mungesë të një marrëveshje tash e sa muaj tani mediat angleze kanë filluar që të shkruajnë për një transferim të tij tek skuadra e Manchester United.
Mirëpo çdo e keqe e ka një të mirë pasi David De Gea mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje që mund ta sjellë atë në San Siro si lloj zëvëndësuesi për të.