Dorëzohet federata Spanjolle: Ndeshja me Kosovën luhet sipas rregulloreve të FIFA-s dhe UEFA-s – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Dorëzohet federata Spanjolle: Ndeshja me Kosovën luhet sipas rregulloreve të FIFA-s dhe UEFA-s

dorezohet-federata-spanjolle:-ndeshja-me-kosoven-luhet-sipas-rregulloreve-te-fifa-s-dhe-uefa-s

FFK: Ademi merr garanci nga spanjollët se ndeshja do të luhet konform rregulloreve të FIFA-s e UEFA-s

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka marrë garanci nga drejtues të Federatës së Futbollit të Spanjës që ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare. Kështu të paktën shkruan në një njoftim të Federatës së Futbollit të Kosovës, të publikuar të mërkurën pasdite.

Federata spanjolle i është referuar Kosovës si territori i Kosovës në një njoftim të lëshuar të martën. Por, i pari i futbollit kosovar, Agim Ademi, është i bindur se ndeshja do të zhvillohet në kushte të zakonshme.

Njoftimi i FFK-së:

Gjatë ditës së sotme, presidenti Agim Ademi, e ka pranuar një telefonatë nga Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF). Me këtë rast RFEF ka shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në mediat e atjeshme dhe ka konfirmuar se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare.

Po ashtu, Federata e Futbollit e Spanjës ka shprehur mikpritjen e tyre për Kombëtaren e Kosovës dhe u tregua e hapur në bashkëpunim për çfarëdo nevoje që mund të ketë FFK-ja.

Në anën tjetër presidenti Ademi shprehu respektin dhe besimin e tij ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës dhe shprehu bindjen e tij se do të zhvillohen dy ndeshje shumë të mira si në Sevila po ashtu edhe në Kosovë.

Presidenti Ademi përmes telefonit bisedoi edhe me zyrtarët e UEFA-s. Këta të fundit e kontaktuan atë për ta sqaruar situatën e krijuar së fundmi dhe ia konfirmuan se gjithçka është në rregull dhe se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është paraparë. /ORAinfo/

Të ngjajshme

Gazetari nga Kosova njofton për parregullsi në konferencën për shtyp

albswiss.com

Ndeshja kundër Barcelonës, Neymar rikthehet në stërvitje

albswiss.com

Portugalia- Serbia, formacionet zyrtare

albswiss.com