Alb'swiss TV
Sport

Dybala kritikohet mga Pirlo

dybala-kritikohet-mga-pirlo

Pirlo e kritikon Dybalan: Paulo nuk luajti mirë.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka kritikuar Paulo Dybalan për paraqitje të dobët në fitoren e bardhezinjve 2:1 kundër Ferencvaros të martën në Ligën e Kampionëve.

Dybala luajti vetëm 62 minuta dhe u largua për t’i lënë vend Alvaro Moratas, i cili e shënoi golin e fitores në çastet e fundit të ndeshjes në Allianz Stadium, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas e pati një mundësi shumë të mirë në fillim të ndeshjes, por dështoi të shënojë.

Duke folur për paraqitjen e tij, Pirlo tha: “Dybala nuk luajti mirë. Ai ishte i lënduar dhe mori antibiotik për disa javë, prandaj është normale që i duhet kohë për ta kthyer formën”.

Ai shtoi: “Dybala duhet t’i tejkalojë kufijtë e vet në stërvitje për ta rigjetur formën”.

Të ngjajshme

Fassone merr meritat nga suksesi i Milanit

albswiss.com

Katër trajnerët në garë për çmimin trajneri i shekullit

albswiss.com

Barcelona vë në shënjestër yllin e Inter

albswiss.com