Alb'swiss TV
Sport

E ardhmja e Coutinhos sërish në dyshime

e-ardhmja-e-coutinhos-serish-ne-dyshime

Klauzola në kontratën e Coutinhos që shtyn Barcelonën ta shesë lojtarin në janar.

E ardhmja e mesfushorit të Barcelonës, Philippe Coutinho prapë ka filluar të jetë në dyshime.

Braziliani nisi në mënyrën më të mirë edicionin duke qenë titullar nën urdhrat e Ronald Koemanit, por lëndimet kanë shkaktuar probleme.

Me mungesën e tij, Pedri ka shkëlqyer duke impresionuar të gjithë dhe ka dominuar edhe kur Coutinho u rikthye në fushë.

Sipas Diario Sport, një klauzolë që gjendet në kontratën e Coutinhos ka shtuar dëshirën e Barcelonës që ta shesë në janar.

Sapo mesfushori të bëjë 100 paraqitje me blaugranasit, Barcelona është e detyruar të paguajë 20 milionë euro për Liverpoolin, kurse Coutinho është vetëm 10 ndeshje larg të prekur këtë numër.

Mirëpo, në rast që Barcelona e shet brazilianin në verë, atëherë kjo klauzolë nuk do realizohet, përkundrazi gjiganti blaugranas do jetë vetëm në fitim me shitjen e tij.

Të ngjajshme

Elseid Hysaj shërohet nga koronavirusi

albswiss.com

Nuk shtyhet mocioni për rrëzimin e tij, Bartomeu seriozisht në rrezik

albswiss.com

Napoli cakton çmimin për Milik

albswiss.com