Alb'swiss TV
Lajme

e diel: S’ka kuorum- fjalia e legjislaturës aktuale

e-diel:-s’ka-kuorum-fjalia-e-legjislatures-aktuale

14 gushti është data e fundit kur kuvendi i Kosovës ka arritur ta miratojë një ligj. Bëhet fjalë për ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, i cili ishte mbështetur edhe nga deputetët e opozitës.  

Në agjendën e kuvendit është edhe Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, i miratuar në parim pas gjashtë tentimeve, por që nuk po arrin të kalohet në leximin e dytë për shkak të mungesës së kuorumit. 

Edhe gjatë seancës të së premtës, shumë projektligje nuk kaluan. 

Organizatat që merren me monitorimin e punës së kuvendit kërkojnë që koalicioni qeveritar të ofrojë zgjidhje të shpejtë për zhbllokimin e kësaj situate, pasi aktualisht, vetëm 9% e agjendës legjislative është realizuar. 

“Vetëm 13 projektligje, nga 143 janë miratuar në kuvend. 11 prej tyre kanë të bëjnë më çështje financiare: ose janë marrëveshje ndërkombëtare për hua ose të ndërlidhura me investime të huaja” konfirmoi Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI). 

“Pjesa më e madhe e tyre janë miratuar pas muajit qershor, kur ishte votuar qeveria Hoti, dhe pjesa më e madhe e tyre janë votuar më përkrahjen e opozitës”, tha Cakolli për Radion Evropa e Lirë. 

Ai vlerëson se legjislatura aktuale është më e dobëta si në aspektin ligjvënës  ashtu edhe atë përfaqësues.  

 

 Kuvend i interpelancave 

 

 

Gjatë kësaj legjislature, kuvendi ka mbajtur 36 seanca, ku 9 prej tyre kanë qenë interpelanca të ndryshme. 

“Jo që jemi kundër interpelancave, tyre, por kuvendi nuk po miraton projektligje” tha Mexhide Demolli- Nimani nga organizata “Fol”. 

Ajo megjithatë konsideron se barra kryesore mbi këtë mungesë të funksionimit të kuvendit, bie mbi koalicionin qeverisës. 

“Nuk dua ta amnistojë opozitën , por përderisa ky koalicion arriti se si arriti me kriju shumicën, barra kryesore bie mbi ta. Aktualisht nuk dihet dhe pak ka gjasa që ta ketë numrin e njëjtë (të votave). Por edhe deputetët e opozitës kanë obligimet e tyre ligjore dhe duhet të jenë prezent nëpër seanca” tha Demolli-Nimani për Radion Evropa e Lirë. 

“ Ndëshkim për deputetët pasiv “

 

Organizatat që monitorojnë punën e kuvendit  kërkojnë ndryshimin e rregullores së kuvendit dhe deputetët të ndëshkohen për pasivitetin e tyre. 

Eugen Cakolli nga KDI-ja i referohet vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e që sipas tij, i detyrojnë deputetët që të votojnë gjatë seancave. 

“Në dy raste, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar në mënyrë eksplicite që deputetët të marrin pjesë në votim dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, për, kundër apo abstenim, pasi që pjesëmarrja në seancë, pa marr pjesë në votim, është krejt e pakuptimtë dhe jo logjike” tha Cakolli. 

Edhe Mexhide Demolli-Nimani kërkon nga deputetët që të jenë më konstruktiv. 

“Deputetët duhet të jenë më konstruktiv. Le  të votojnë kundër dhe të mos dështojnë seancat për shkak të kuorumit”, tha ajo. 

“Nevojë urgjente për zgjidhje” 

Përderisa koalicioni qeveritar nuk po arrin të shtyjë përpara agjendën legjislative, monitoruesit kërkojnë që kjo çështje të zgjidhjet me urgjencë, pasi pandemia e ka rënduar jetën e qytetarëve dhe të bizneseve. 

“Urgjentisht, ose duhet të riformatizohet qeveria, ose opozita të arrijë ta shkarkojë këtë qeveri. Zyrtarëve qeveritar por edhe deputetëve, po i u ecin pagat, por qytetarët kanë telashe të mëdha, të cilat duhet të adresohen urgjentisht, pasi gjendja është vështirësuar edhe për shkak të pandemisë” vlerësoj Demolli-Nimani nga “FOL”. 

Ajo shton se mungesa edhe e Listës Serbe dhe shuarja e grupit parlamentar 6+ e bën edhe më të pamundur funksionimin normal të kuvendit.

Lista Serbe ka grup të saj parlamentar dhe zyrtarisht 10 deputetët e saj e kanë mbështetur koalicionin qeverisës, bashkë edhe më grupin 6+ që mbledh rreth vetes deputetë të komuniteteve të tjera pakicë.

Qeveria e Avdullah Hotit është votuar më 3 qershor me 61 vota të deputetëve, aq sa nevojitet për votimin e qeverisë. Ndërkohë, njëri nga deputetët i cili e ka përkrahur votimin e qeverisë, Etem Arifi, i është dorëzuar autoriteteve në Kosovë për vuajtjen e një dënimi me burg, për mashtrim me subvencione, prej një vit e tre muaj. 

Kuvendi ka para vetës sfidën e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Nëse partitë nuk pajtohen për një emër të përbashkët, atëherë kuvendi do të shpërbëhet dhe do të shkohet në zgjedhje të reja. 

Kjo legjislaturë do të mbahet mend për faktin se ka prodhuar dy qeveri. E para, e drejtuar nga Albin Kurti ishte zgjedhur me 3 shkurt me 66 vota, ndërkaq e njëjta ishte shkarkuar me 25 mars nga 82 deputetë, pas mocionit të LDK-së.  

Qeveria e dytë e udhëhequr nga Avdullah Hoti mori besimin e 61 deputetëve, me 3 qershor 2020. 

 

Të ngjajshme

Besnik Tahiri ka një kërkesë për partitë politike

albswiss.com

Është lodhur stafi mjekësor i Infektives, drejtoresha: Na ndihmoni duke i respektuar masat.

albswiss.com

E dhimbshme, nëna e Klodianit tregon se si i kumtua lajmi në orën 4 të mëngjesit për vdekjen e të birit

albswiss.com