fbpx
18.8 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

E pranon Mbappe: Drejtuesve të PSG-së ju thash në korrik se dua të largohem

Kylian Mbappe ka pranuar se i tha Paris Saint-Germainit se donte të largohej në korrik mes interesimit të raportuar nga Real Madrid.

E ardhmja e Mbappe ishte subjekt i shumë spekulimeve gjatë verës pasi ai u shfaq si objektiv kryesor për Realin, i cili paraqiti oferta të shumta për shërbimet e tij.

Oferta përfundimtare e gjigantëve spanjoll thuhet se arriti në mbi 220 milionë euro, por PSG refuzoi të sanksionojë largimin e sulmuesit, pavarësisht faktit se ai nuk nënshkroi një kontratë të re në Parc des Princes.

Sulmuesi francez i tha RMC Sport: “Njerëzit thanë se refuzova gjashtë ose shtatë oferta të rinovimit, se nuk dua të flas më me Leonardom, kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Unë kërkova të largohesha, sepse që nga momenti i parë nuk doja ta rinovoja, doja që klubi të kishte një tarifë transferimi për të pasur një zëvendësues cilësor për mua”.

“Është një klub që më solli shumë, unë kam qenë gjithmonë i lumtur, katër vitet që kam kaluar këtu, dhe unë jam akoma. E njoftova mjaft herët që klubi të gjente një zëvendësim. Doja që të kishim një marrëveshje të respektueshme. Iu thashë, nëse nuk doni që unë të largohem, unë do të qëndroj”, rrëfeu Mbappe, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img