Alb'swiss TV
Lajme

Edhe 6 mësimdhënës në pritje të rezultatit për koronavirus në shkollën e mbyllur në Kamenicë

edhe-6-mesimdhenes-ne-pritje-te-rezultatit-per-koronavirus-ne-shkollen-e-mbyllur-ne-kamenice

Mbyllja e shkollës në Kamenicë, edhe 6 mësimdhënës në pritje të rezultatit për Covid-19.

Shkolla “Abdullah Krashnica-Presheva”, në fshatin Koretin të Kamenicës nga sot do të jetë e mbyllur.

Në këtë shkollë mësimi do të vazhdojë sipas skenarit “C” të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, apo mësimi në distancë.

Kjo për shkak se gjashtë nxënës dhe një punëtor teknik kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Albulena Bakiu, zyrtare për media dhe për monitorim i ka konfirmuar gazetës se në pritje të rezultatit për Covid-19 janë edhe gjashtë mësimdhënës dhe një punëtor teknik.

“Në shkollën “Abdullah Krashnica-Presheva” në fshatin Koretin kanë rezultuar pozitiv gjashtë (6) mësimdhënës dhe një (1) punëtor teknik.

Momentalisht në pritje të rezultateve janë gjashtë (6) mësimdhënës dhe një (1) punëtor teknik”, ka thënë ajo.

Bakiu konfirmoi se në Kamenicë momentalisht nuk ka shkolla tjera të mbyllura.

Shkolla e mbyllur “Abdullah Krashnica-Presheva”, ka gjithsej 300 nxënës.

Të ngjajshme

Nuk e di se katundi i tij nuk është në Podujevë, Abazi ia huq fort në reagimin për Mustafën

albswiss.com

Në përvjetorin e katërt vajza e Astrit Deharit shkon te varri i ish-aktivistit të Vetëvendosjes: “Drejtësi për babin”

albswiss.com

Ministri i AAK-së i pakënaqur me projektbuxhetin, Selmanaj dhe Bajrami nuk ia votojnë ndryshimet

albswiss.com