Alb'swiss TV
Sport

Edhe Vojvoda rezulton pozitiv me koronavirus

edhe-vojvoda-rezulton-pozitiv-me-koronavirus

Edhe Mërgim Vojvooda ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Torino ka njoftuar se dy lojtarë kanë dalë pozitiv me COVID-19 dhe do të mungojnë në ndeshje kundër Interit të dielën.

Klubi Granata kanë konfirmuar se dy nga anëtarët e tyre kanë kontraktuar virusin gjatë detyrës me kombëtare dhe janë kthyer pozitiv me COVID-19, por klubi nuk kanë zbuluar identitetin e dy lojtarëve.

“Klubi i Futbollit Torino njofton se dy lojtarë, duke u kthyer nga angazhimet me ekipet e tyre kombëtare, u testuan pozitivisht në testet molekulare të kryer”.

“Të dy anëtarët tashmë janë vendosur në izolim dhe do të ndjekin të gjitha procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kurse nga këta dy lojtarë, Vojvoda ka konfirmuar për Kohën Ditore se është ai lojtari që është infektuar.

“Po, kam pranuar rezultat pozitiv në testin për COVID-19”, ka konfirmuar Vojvoda për Kohën.

Të ngjajshme

Ky është objektivi i Atleico Madrid në Janar

albswiss.com

Real fitoi, por të gjithë flasin për dështimin e Vinicius

albswiss.com

Van Dijk me një shkrim prekës pas lëndimit

albswiss.com