Edhe zyrtarisht, Laporta është Presidenti i ri i Barcelonës – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Edhe zyrtarisht, Laporta është Presidenti i ri i Barcelonës

edhe-zyrtarisht,-laporta-eshte-presidenti-i-ri-i-barcelones

Joan Laporta është Presidenti i ri i Barcelonës.

Joan Laporta ka fituar zgjedhjet presidenciale te Barcelonës.

Sot (e diele), rreth 57 mijë anëtarë kanë votuar për postin e presidentit të Barcelonës, ku ishin tre kandidatë, Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, në këto zgjedhje, Laporta fitoi bindshëm duke marrë plotë 56.7 për qind të votave, derisa janë numëruar rreth 75 për qind të të gjitha votave.

Pas tij, u rendit Fonte me 31.17 për qind, derisa Freixa në vendin e tretë me 10.05 për qind.

Këta dy të fundit e uruan Laportan, i cili pritet të jetë me Barcelonën në ndeshjen shumë të rëndësishme këtë të mërkurë kundër PSG-së./

Të ngjajshme

Mungon ndaj Kosovës lojtari i njohur i Suedisë

albswiss.com

Arsenal me rikthim triumfon ndaj Tottenhamit

albswiss.com

Milot Rashica komenton lojën dhe momentin e penalltisë

albswiss.com