Alb'swiss TV
Lajme

Ekonomistët thonë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është i domosdoshëm

ekonomistet-thone-se-ligji-per-rimekembje-ekonomike-eshte-i-domosdoshem

Ekonomistët thonë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është i domosdoshëm.

Kuvendi i Kosovës, edhe të premten pritet të ketë seancë.

Madje kjo mbledhi e ligjvënësve është e jashtëzakonshme.

Gjithë kjo ngjarje do të ndodh me qëllim të votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ndonëse dështoi disa herë me radhë, deri tek ky moment erdhi tek pasi që partitë në pushte, arritën marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës, që është në opozitë.

Kjo e fundit ka imponuar katër kushte për ta votuar këtë pako.

Ndërkohë, kalimi i këtij projektligji edhe pse i vonuar po cilësohet si i domosdoshëm nga ekonomistët.

Jakup Bellaqa shtonë se amendamentet e shtuara kanë qenë të domosdoshme.

Por ka nga ata që janë skeptik nëse mund të sigurohen të gjitha parat nga Qeveria e Kosovës.

Nagip Skenderi thotë se qeveria duhet të ndalojë disa aktivitete .

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, gjatë ditës ka kaluar edhe nëpër Komisione Parlamentare, ndërsa të premten do pritet të miratohet në Kuvend.

Të ngjajshme

Dorëhiqet anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

albswiss.com

MSH-ja publikon statistikat e pacientëve të shtrirë në spitalet e Kosovës, ja cila ishte dita më e ngarkuar këtë muaj

albswiss.com

Koronavirusi ia merr jetën bashkëpunëtorit profesional të Gjykatës Themelore në Prishtinë

albswiss.com