32.3 C
Geneva
Saturday, June 21, 2025

Ekspozitë me fotografi të bukurive natyrore të Kosovës

- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sot me datë 20 Tetor 2021 në sheshin e Prishtinës, Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi” do mbajë një Ekspozitë me fotografi të Bukurive Natyrore të Kosovës, projekt ky i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, vazhdimësi dhe finalizim i projektit per Masovizimin e Sportit malor dhe qiklizmit tek të rinjtë.

Ekspozita fillon nga ora 10:00 deri 17:00 dhe do mbahet para oborrit të kësaj ministrie.

Përmes kësaj ekspozite autori i fotografive Mensur Gashi, një fotograf pasionant i natyrës i cili tash e 10 vite merret me alpinizëm, ka deklaruar se dëshiron t’i ndaj me publikun këto fotografi të realizuara ndër vite për të mirën e përgjithshme, ti promovojë bukuritë natyrore të Kosovës.

“Të nxisim masovizimin e sportit malor e sidomos tek rinjtë, ta mbrojm shëndetin fizik e mendor, ta zhvillojmë turizmin malor dhe ta mbrojmë ambientin për një të ardhme më të mirë”, ka thënë ai.

Kjo ekspozitë ishte paraparë të mbahet me 15 Tetor në Ditën Ndërkombëtare të Ecjes në Natyrë, por për shkak të kushteve atmosferike është shtyrë për ditën e sotme. Ftohen të gjithë adhuruesit e natyrës te jenë pjesë e kësaj ekspozite. /ORAinfo/

Të Fundit
Postimet më të lexuarat
- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img