Alb'swiss TV
Lajme

Enver Hoxhaj tregon a do ta votojë PDK-ja nesër Ligjin për Rimëkëmbjen

enver-hoxhaj-tregon-a-do-ta-votoje-pdk-ja-neser-ligjin-per-rimekembjen

Gaz Muhaxheri tha se nesër kalon Rimëkëmbja, Hoxhaj tregon se a e voton PDK’ja.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk do ta votojnë Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike në formën në të cilën është tani.

Nënkryetari i LDK’së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se nesër do të kalojë ky ligj në Kuvend pasi ka dështuar disa herë.

Hoxhaj në emisionin Pressing në T7 ka thënë se nuk duan ta marrin përgjegjësinë e një ligji të keq kur ky ligj të dështojë në pranverë.

“Ne e kemi diskutuar gjatë këtë temë me kryeministrin. Kanë pasur disa takime zotin Hamza dhe Krasniqi. Ne mendojmë që ky ligj në këtë formë është një qasje e gabuar. Qeveria ka humbur shumë kohë. Nëse do të miratohej më herët do të kishte efekt tjetër në ekonomi. Nëse Qeveria është e gatshme që të ulet dhe të diskutoj me PDK’në dhe të merr disa prej sugjerimeve tona në konsideratë, ne jemi të gatshëm që për shkak të qytetarit e jo qeverisë, të votojmë Ligjin. Qeveria ka dështuar të menaxhojë pandeminë, por edhe pasojat që kanë ardhur nga pandemia”, ka thënë Hoxhaj.

“Propozojmë që të paguhen të gjithë punëtorët që kanë humbur vendin e tyre të punës. Po ashtu edhe të japim grante për biznese që të marrin veten pas krizës”, shtoi Hoxhaj.

Të ngjajshme

Limaj shprehet i indinjuar: Veseli e Thaçi kërkuan që PDK të ketë partneritet me Nismën

albswiss.com

Nga shtëpia, Vjosa Osmani i dekoron me Medalje Presidenciale punonjësit shëndetësorë

albswiss.com

Aksident në “Kodër të Trimave” në Prishtinë, ka të lënduar

albswiss.com