Alb'swiss TV
Sport

Eriksson me fjalë të mëdha për Ibrahimovic dhe parashikon luftën për titull në Serie A

eriksson-me-fjale-te-medha-per-ibrahimovic-dhe-parashikon-luften-per-titull-ne-serie-a

Eriksson lartëson Ibrahimovic dhe parashikon luftën për titull në Serie A me vetëm dy ekipe.

Pavarësisht polemikave dhe tensioneve të përpara disa kohësh, sidomos të amplifikuara edhe nga rrjetet sociale dhe sulmi që Zlatan Ibrahimovic bëri ndaj trajnerit të Suedisë për mosaktivizimin e Kulusevskit në kombëtare, paqja mes gjigantit të Milanit dhe Federatës Suedeze është rivendosur shpejt!

Ibra ka fituar herë të 12-të çmimin si Futbollisti i Vitit në Suedi, një farë “Topi i Artë” në Skandinavi për vitin 2020.

Bota e futbollit është gjithnjë e më e mahnitur nga paraqitjet e jashtëzakonshme të qendërsulmuesit të Milanit, aq sa deri tani ka shënuar 10 gola në 6 ndeshje madje duke bërë me mirë se Leëandoëski, Mbappe, Haaland e Cristiano Ronaldo.

Iraq hopeful of having Sven-Goran Eriksson in charge for Asian Cup challenge – The National
Ish trajneri dhe bashkatdhetari, Sven-Goran Eriksson, e lartëson figurën e Zlatanit në intervistën për “Calciomercato”

“Mendoj se Zlatan është më i mirë se dhjetë vjet më parë. Ai punon, vrapon më shumë dhe merr disa përgjegjësi më shumë.
Mënyra se si udhëheq gjithashtu është rritur. Ai është 39 vjeç, por luan për mrekulli. Lëndimi i tij është lajm i keq për Milanin, me të në fushë ju pothuajse gjithmonë fitoni Scudetto”.

“Edhe pse shpresoj që Lazio ta fitojë atë, por mendoj se në fund njëri mes Milan ose Juventus do ta fitojë atë, si zakonisht”.

Të ngjajshme

A e kishte me Shaqirin? – Klopp çartet për skemën e gabuar në fund të ndeshjes

albswiss.com

Nainggolan i pakënaqur me Conten, tregon çfarë i tha pas ndeshjes

albswiss.com

Conte me deklaratë të papritur pas barazimit

albswiss.com