Alb'swiss TV
Sport

Është në super formë, por për shkak të kësaj ‘pengese’ Kessie nuk do të luaj sonte

eshte-ne-super-forme,-por-per-shkak-te-kesaj-‘pengese’-kessie-nuk-do-te-luaj-sonte

Si rezultat i kartonit të verdhë që mori kundër Sassuolo, Franck Kessie do të humbasë ndeshjen e mbrëmjes së sotme midis Milanit dhe Lazio.

Ishte kartoni i pestë i verdhë që e pengon mesfushorin që të jetë në dispozicion të Piolit sonte.

Davide Calabria dhe Alessio Romagnoli gjithashtu u ndëshkuan ndaj Sassuolo dhe tani janë më afër shenjës së pezullimit. Megjithatë, më i afërti është Theo Hernandez i cili do të humbasë ndeshjen e Benevento nëse merr një të verdhë sonte, përcjell ORAinfo.

Sezonin e kaluar, Ismael Bennacer ishte lojtari më i ‘padiciplinuar’ i Milanit, por ai është përmirësuar shumë në këtë aspekt, aktualisht me vetëm një karton të verdhë.

Sigurisht, kjo edhe për shkak se ai ka humbur mjaft ndeshje për shkak të dëmtimit.

MilanNews përmblodhi renditjen e disiplinës ’të Rossonerëve dhe tani për tani, Hernandez është i vetmi që duhet të jetë shumë i kujdesshëm.

Nga ana tjetër, do të ishte më mirë nëse ai do të humbiste ndeshjen e Benevento pasi Juventus është ngritur pas kësaj.

5 kartonë të verdhë: Kessie.

4: Theo Hernandez.
3: Kalabri, Castillejo, Leao.

2: Gabbia, Ibrahimovic, Rebic, Romagnoli.

1: Bennacer, Donnarumma, Calhanoglu, Kalulu, Kjaer, Krunic, Hauge, Diaz. /ORAinfo/

Të ngjajshme

Basaksehir po ia merr yllin Milanit

albswiss.com

Publikohen formacionet zyrtare, Union Berlin – Bayern Munchen

albswiss.com

E konfirmon Drejtori sportiv i Juventusit, kjo është e ardhmja e Ronaldos

albswiss.com