Alb'swiss TV
Lajme

Faqja zyrtare e Kuvendit transmeton fushatën e PDK-së në Podujevë, reagon Osmani

faqja-zyrtare-e-kuvendit-transmeton-fushaten-e-pdk-se-ne-podujeve,-reagon-osmani

Fushata e Partisë Demokratike të Kosovës, në Podujevë, është transmetuar nga faqja zyrtare e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar sqarim nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, pasi në faqen zyrtare të Kuvendit është transmetuar fushata e Partisë Demokratike në Podujevë.

“Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook”, ka njoftuar Osmani.

“Kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit”, ka thënë tutje ajo.

Të ngjajshme

Vetëm pas tri ditësh mjekët arrijnë t’ia gjejnë plumbin në këmbë, i përkeqësohet gjendja

albswiss.com

Sërish më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus në vendin tonë

albswiss.com

Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për dërgimin e FSK-së në misione me Gardën Kombëtare të Ajovës

albswiss.com