Alb'swiss TV
Sport

Fat i keq për sulmuesin shqiptar të Juventusit, klubi del me komunikatë zyrtare

fat-i-keq-per-sulmuesin-shqiptar-te-juventusit,-klubi-del-me-komunikate-zyrtare

Lëndohet sulmuesi shqiptar i Juventusit, detyrohet të bëj operacion.

Një ditë e keqe ka qenë kjo e sotmja për Giacomo Vrioni, i cili ka marrë një lajm të hidhur te Juventusi.

Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në ndeshjen e fundit kundër Grosetos në Serie C me 1 gol dhe 1 asist që vulosën rezultatin e takimit, por vetëm pak ditë më vonë e përndjek fati i keq.

Juventusi njofton përmes faqes zyrtare se lojtari shqiptar ka pësuar traumë në kyçin e këmbës së tij, duke vuajtur kështu një frakturë në fibulën e këmbës së tij të djathtë.

Në këto kushte Vrioni nuk i shpëton dot një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila do e lërë për një periudhë të madhe kohe jashtë fushave të blerta.

Të ngjajshme

Ylli i Milani lojtari më i mirë për muajin dhjetor në Serie A

albswiss.com

Publikohen formacionet zyrtare Parma – Juventus

albswiss.com

Lëndimi i Neymarit, deklarohet PSG-ja

albswiss.com