fbpx
-1.6 C
Geneva
Saturday, January 11, 2025

Cronenberg, viktima e radhës e FC Kosova

Skuadra e Cronenberg të dielën ishte viktima e radhës e FC Kosova Düsseldorf. Skuadra shqiptare kuqezi ka fituar në udhëtim me shifrat 0:3 dhe kështu e ka ruajtur kreun e renditjes. Tani ka tubuar 33 pikë.

Takimi i së dielës i takonte xhiros së 14-të në Landesliga.

Golin e parë për FC Kosovën e ka shënuar sulmuesi korpulent Max Stellmach në minutën e 35-të. Me kaq edhe përfundoi pjesëloja e parë.

Ndërsa, në minutën e 66-të, Lejs Zenuni, shënon një eurogol për të ndryshuar shifrat në 0:2.

Vulën takimit dhe rezultatit 0:3 ia jep, ndërkaq, Fatlum Ahmeti, katër minuta para fundit të takimit.

Cronenberg – FC Kosova 0:3, rezultati përfundimtar i takimit.

FC Kosova vazhdon të kryesojë tabelën me 33 pikë, e që ndiqet nga VFL Juchen me pikë të njejta.

Alb’swissTV

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img