Alb'swiss TV
Lajme

Fillojnë hetimet për abuzimin në ҫmime nga barnatoret

fillojne-hetimet-per-abuzimin-ne-ҫmime-nga-barnatoret

Abuzimi në çmime nga barnatoret për remdesivir, Autoriteti i Konkurrencës fillon hetimin.

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurencës, Valon Prestreshi, ka njoftuar se ky institucion ka filluar hetimet kundër kompanive që kanë keqpërdoruar çmimin e barit remdesivir, i cili po shihet si medikament për trajtimin e Covid-19.

Prestreshi ka bërë me dije se për ndriçimin e rastit, do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm.

Ai një gjë të tillë e ka deklaruar përmes ‘Facebook’-ut të tij.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka filluar hetimin preliminar për barin remdezivir pasi që është raportuar në media, se kompanitë të cilat kanë afaruar me këtë produkt kanë abuzuar me poziten e tyre dominuese, duke vendosur çmime të tepruara (excessive pricing)”, ka deklaruar ai.

Në katër barnatore të ndryshme në kryeqytet u dhanë çmime të ndryshme për këtë produkt.

“Kemi, ky lloj është nga India. Kushton 200 euro. Kemi edhe të Turqisë”, thotë një shitës në njëren nga barnatoret e kryeqytetit.

Një tjetër tregon se me këtë ilaç furnizohen nga shteti turk.

“Veç nga Turqia i marrim. Janë të shtrenjta valla. Edhe qytetarëve po i themi që të vijnë vec me recetë tëë mjekut. Se shumë shtrenjtë janë”, thotë një tjetër shitës i njërës nga barnatoret e Prishtinës.

Ilaçi i quajtur, Remdesivir, që besohet se zvogëlon kohën e shërimit të pacientëve nga koronavirusi, është miratuar për përdorim nga Sistemi Kombëtar i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Të ngjajshme

Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

albswiss.com

Lutfi Haziri i reagon Shpend Ahmetit: Kanë me e pagu 10-fish ma shtrenjtë kalimin në Gjilan

albswiss.com

Veriu i Kosovës pa kupona fiskal

albswiss.com