Alb'swiss TV
Lajme

Flamujt kuq e zi munojnë në Prishtinë për 28 nëntor, Vetëvendsje kapet me Shpend Ahmetin

flamujt-kuq-e-zi-munojne-ne-prishtine-per-28-nentor,-vetevendsje-kapet-me-shpend-ahmetin

Prishtina pa flamujt kuq e zi me 28 nëntor, Shpend Ahmeti kapet me Vetëvendosjen.

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka reaguar deklaratës së asamblistit të LVV-së, Egzon Azemit që ka kërkuar që qyteti të stoliset me flamujt kombëtar në prag të festës së 28 nëntorit.

Azemi kishte shkruar se nëse komuna nuk e fillon stolisjen e qytetit, këtë do ta bëjnë vetë qytetarët.

“Nëse Komuna e Prishtinës deri nesër nuk fillon stolisjen e qytetit me flamujt kombëtar, një gjë të tillë do ta bëjm vet, bashkë si qytetarë”, ka shkruar ai.

Ahmeti në anën tjetër ka thënë se kjo ide është e mirë, mirëpo, janë duke punuar me menaxhimin e pandemisë.

“E mirë ideja! Ashtu kështu jena tu u marr me pandemi me staf më shumë se të përgjysmuar! Na me pandemi, e dikush me stolisje”, thotë ai, duke thënë se në festa kombëtare, qeveria e ka përgjegjësinë për t’i vendosur flamujt.

“P.S. Në festa kombëtare/nacionale, qeveria e cila ka përgjegësinë (më saktësisht protokolli i shtetit) kërkon ose ndihmën nga komuna ose kërkon që komuna që ti vendos flamujt. Deri dje nuk ka ardh kërkesë edhe pse sot thanë që gjatë ditës e kërkojnë”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjajshme

Lajm i mirë: Asnjë i vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë

albswiss.com

Aksident trafiku në Gjakovë, policia jep detaje

albswiss.com

Një mërgimtar aksidentohet në Podujevë, 4 të lënduar

albswiss.com