Alb'swiss TV
Showbiz

Flet ish-burri i Violetës, tregon kur dhe si e takoi për herë të parë këngëtaren

flet-ish-burri-i-violetes,-tregon-kur-dhe-si-e-takoi-per-here-te-pare-kengetaren

Ish-burri i Violetë Kukaj tregon se e takoi këngëtaren në moshën 12-vjeçare.

Violetë Kukaj së fundmi ka qenë në qendër të mediave rozë për pamjen e saj.

Këngëtarja e njohur duket më mirë se kurrë më parë derisa po krahasohet me pamjen e saj edhe me këngëtaret 20-vjecare.

Por, pos dukjes, Violetë Kukaj është përfolur shumë për shkak të ndarjes nga tashmë ish-burri i saj.

Edhe pse nuk dihet arsyeja e ndarjes, historia e dashurisë së saj kishte qenë e veçantë. Kjo për faktin se Violeta ishte veç 12-vjeçare kur ishte njohur me të.

Kjo është bërë e ditur gjatë disa intervista të shumë kohëve më parë, të pyetur se si u njoftuan, vetë ish-burri i saj ka treguar historinë e tyre interesante:

“E kam pa fillimisht në objektin e televizionit të RTP-së, tek bëhej një xhirim i ansamblit të njohur në atë kohë “Shotë Galica”, të Drenasit. Atëherë Violeta ishte më e reja e ansamblit. Ishte një vajzë, fëmijë 12 vjeçare.”

“Tek pas shtatë vjetësh me këngën “Eja ti” në festivalin, “Akordet e Kosovës, paraqitja e Violetës me një pamje krejt tjetër më befasoi. Natyrisht aty më kaploi një ndjenjë , të cilën nuk e kisha pasur më herët. Ishte kjo ndjenja e dashurisë dhe aty vendosa, o kjo vajzë do jetë e imja për grua, o asnjë tjetër për jetë. Dhe ashtu ndodhi e pëlqyem njëri tjetrin dhe u martuam dhe vazhdojmë të jetojmë në bashkëshortësi të lumtur”, kishte thënë ish burri i saj në një paraqitje televizive vite më parë.

Dyshja së bashku kanë tre fëmijë, por që tani janë të ndarë.

Të ngjajshme

Ylli Demaj del me gruan, kaq e bukur është zonja

albswiss.com

Ndryshimi i madh i Marinës, vështirë se do ta njihni

albswiss.com

A i ka prishur raportet me Shkurte Fejzën, më në fund përgjigjet Remzie Osmani

albswiss.com