Forma e Chelseat nën urdhërat e Tuchel, lojtarët komunikojnë me kode – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Forma e Chelseat nën urdhërat e Tuchel, lojtarët komunikojnë me kode

forma-e-chelseat-nen-urdherat-e-tuchel,-lojtaret-komunikojne-me-kode

Sekreti i formës së Chelseat nën urdhërat e Tuchel, lojtarët komunikojnë me kode.

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, po përjeton formë të mirë që nga emërimi i tij në krye të skuadrës londineze.

Tuchel ende nuk ka pësuar humbje, dhe Chelsea po duket si një skaudër tjetër që nga ardhja e tij në Stamford Bridge, shkruan lajmi net.

Mediat angleze dhanë detaje nga taktikat që përdorte gjermani të cilat ishin mbresëlënëse siç ishte, stërvitja me topa të vegjël etj.

Por, gazetari i The Sun, Alan Nixon, thotë se Tuchel i ka udhëzuar lojtarët që të përdorin “fjalë me kode” në mënyrë që të hutojnë kundërshtarët.

Gjermani u ka thënë lojtarëve të përdorin fjali me kode kur sulmojnë, fjalë që tregojnë kur të sulmojnë, ku dhe ku të vrapojnë.

Disa kode janë edhe për pasime të topit, të gjata apo të shkurta.

Një kundërshtar i Chelseat i kishte thënë The Sun se nuk kishte ide se çfarë po ndodhte.

“Ju nuk keni ide se çfarë po ndodh por ata e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë”, tha ai.

“Ata përdorin fjalë të ndryshme gjatë gjithë kohës, kështu që ju nuk mund ta përpunoni se çfarë thonë gjatë lojës”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Milam merr një vendim të dhimbshëm

albswiss.com

Guardiola: Ylli i Manchester Cityt drejt Barcelonës

albswiss.com

Fshesë të Inter, Conte largon 10 lojtarë

albswiss.com