Alb'swiss TV
Sport

‘Fshesë’ te Juventusi, këta lojtarë do të largohen gjatë janarit

‘fshese’-te-juventusi,-keta-lojtare-do-te-largohen-gjate-janarit

Juventusi dëshiron t’i largojë dy lojtarë gjatë janarit.

Juventusi mund të shesë italianin Federico Bernardeschi në afatin e janarit, ndërsa Sami Khedira po mendon të largohet nga klubi.

Anësori italian mezi ka luajtur 100 minuta me Zonjën e Vjetër deri më tani këtë sezon dheai mund të largohet nga Torino në janar si huazim ose me një marrëveshje të përhershme.

Sipas Il Corriere della Sera, Juve do të ishte i hapur për të shitur ish-lojtarin e Fiorentina me një marrëveshje të përkohshme për të kursyer një pjesë të pagës së tij vjetore prej 4.5 milion eurosh.

Ndërkohë gjigantët e Serie A po negociojnë gjithashtu një përfundim të kontratës së Sami Khediras, i cili nuk ka arritur marrëveshje me klubin që e nënshkroi atë nga Real Madridi si lojtar i lirë në vitin 2015.

Sipas Bild, ish-përfaqësuesi i Gjermanisë tani po mendon të largohet nga Juventusi në janar, por ai dëshiron të bashkohet me një klub tjetër evropian dhe nuk është i hapur për destinacione të tjera.

Khedira është jashtë planeve të trajnerit Andrea Pirlos. Ai është lënë jashtë skuadrës për Ligën e Kampionëve dhe nuk ka luajtur asnjë minutë me Bianconerët deri më tani këtë sezon.

Të ngjajshme

Messi sot mund të barazojë rekordin e Peles

albswiss.com

La Real Madridin për Tottenhamin, Reguilo tregon arsyen

albswiss.com

Immobile flet për Muriqin: Dallojmë me të, por ai më njeh dhe i di lëvizjet e mia në fushë

albswiss.com