fbpx
18.8 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Fury e vlerëson të rrezikshëm Wilderin: Është bombë atomike

Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, Tyson Fury, e ka quajtur amerikanin Deontay Wilder “bombë atomike” dhe ka thënë se është boksieri më i rrezikshëm në peshën e rëndë.

Fury do të përballet me Wilderin të shtunën mbrëma në Las Vegas, në luftën për titull WBC.

Është lufta e tretë mes tyre. E para kishte përfunduar baras, ndërsa të dytën e fitoi Fury me ndërprerje në raund të shtatë në shkurt të vitit 2020, duke rrëmbyer titullin WBC.

“Shumë njerëz po thonë se Wilderi nuk ka gjasa. E shikojnë si asgjë. Sikur ai nuk di të boksojë. Nuk mund të nënvlerësohet ai”, ka thënë Fury. “Mos bëni gabim, Deontay Wilder është boksieri më i rrezikshëm në peshën e rëndë. Kombinoni të gjithë dhe nuk përbëjnë rrezik sa Wilder. Kjo është ajo me çfarë po merrem unë. Po luaj me një bombë atomike, po preki telat. Wdoherë që futesh në ring me Deontay Wilderin je duke marrë rrezik”.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img