Alb'swiss TV
Lajme

Ganimete Musliu tregon se a do të jetë Enver Hoxhaj kandidat për kryeministër

ganimete-musliu-tregon-se-a-do-te-jete-enver-hoxhaj-kandidat-per-kryeminister

Deputetja Ganimete Musliu: Enver Hoxhaj? Jo, PDK s’e ka caktuar ende kandidatin e saj për kryeministër.

Pavarësisht opinioneve dhe publikimeve në media, Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ende të caktuar kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

E ftuar në Euronews Albania për të diskutuar situatën aktuale pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të qeverisë së Avdullah Hotit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu theksoi se nuk ka asgjë të konfirmuar ende dhe se brenda javës, pas mbledhjeve të strukturave të partisë, kandidati do të njoftohet për mediat.

Musliu e konsideroi të pakonfirmuar lajmin e rrjedhur më herët në media se Enver Hoxhaj do të jetë kandidati për kryeministër.

“Thashë nuk është e aprovuar, jo se nuk do të jetë Hoxhaj kandidati ynë, pasi e them sërish, se PDK nuk është parti individësh por me struktura që funksionojnë, sot kemi zhvilluar mbledhje për këtë temë, ndërsa më tej do të jetë edhe kryesia” – u shpreh Musliu duke këmbëngulur se nuk ka asgjë zyrtare, pavarësisht ndërhyrjeve nga studioja se kandidati do të jetë ish-ministri i Jashtëm Hoxhaj.

Të ngjajshme

“FSK-ja po bëhet pjesë e NATO-s”

albswiss.com

Aksident trafiku në rrugën Rahovec-Malishevë, 6 të lënduar

albswiss.com

Gjykata në Serbi nuk është informuar për varrezën masive afër Rashkës

albswiss.com