Ganimete Musliu shkruan status nga Kuvendi: Hakiu mungon
Deputetja nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu ka ironizuar me mungesën në Kuvend të deputetit të VV-së, Haki Abazi.
“Hakiu mungon ”, ka shkruar Musliu në Facebook, gjatë kohës sa është në Kuvend.
Abazi, nuk ka marrë pjesë sot dhe as në seancën e së martës në Kuvend duke njoftuar se janë një sërë faktorësh që e kanë shtyer të mos marrë pjesë.
Tutje ai ka deklaruar se të gjitha i ka transmetuar të lidershipi dhe pret të adresohen me kujdes.