2.6 C
Geneva
Thursday, April 25, 2024

GAZETARI, BURGU, KËMBA… !

Shkruan: Ismet Rashiti

Sa herë e takoja në qytet disi më bëhej shumë i pjekur, i pashëm, i ditur. Kishte flokë të zeza me kaçurela, trup të shëndoshë e mendjendritur. Si duket nëna e kishte uruar me kohë t’i kishte të gjitha të mirat e botës. Si student kishte filluar të punonte gazetar. Shkruante poezi e tregime. Kishte para e vishej mirë. Me gjithatë nuk ishte i kënaqur, kur shihte kudo njerëz të papunë, të varfur. Shumë syresh merrnin botën në sy për një kafshatë buke, një pjesë e madhe shkonin për t’u mos u kthyer kurrë në vendin e të parëve. Gazitari shkruante pandërpre poezi, tregime, reportazhe. Shkruante në vargje, atë që ndjente në zemër, por nuk e thoshte hapur dot. Peizazhet e fshatit Ko. fshatarët punëtorë, nxënësit dhe shkolla, ku kishte bërë hapat e parë, ishin bërë pjesë e jetës së tij. Shqipëria, Kosova, Bashkimi, ishin figurat që i silleshin çdo ditë në kokë dhe i derdhëte në bronx pa u vërejtur në vargjet e tij poetike. Shkëlqimi i borës në Sharrin e bukur që binte çdo mëngjes në ballkanin e shtëpisë, e frymëzonte shpirtin e tij sa deti. Shikimi i thellë përtej maleve kryelarta, shihte ditë të vështira. Në mendje i vinin simbole të çuditshme si borë, acar, stuhi, dhembje, ndjekje, burgje, tokë e skuqur nga gjaku. Ato që i shkruante ditën përmes metaforave, epiteteve e krahasimeve, i thoshte hapur dhe pa frigë natën në gazetën « Liria », ku shpërthente vrulli i tij djaloshar, e përkushtimi deri në fund për liri kombëtare. Gazetari asesi nuk kënaqej me privilegjet që kishte…
Tashmë ngado që shkonte, mbrapa e përcillte një hije e zezë. Çdo shkronjë, çdo varg dhe çdo poezi apo tregim po shikohej me llupën e madhe në zyrat e sigurimit. Natën vëzhgohej drita e dhomës së tij që rrinte e dhezur deri në orët e mëngjesit. Ditën i vardiseshin njerëz të njohur e të panjohur, duke e rrahur shpinës. Nuk shkoi shumë kohë dhe papritur i vjen një ftesë me ngjyrë të kuqe : « Ftoheni të vini në zyrat e SPB, në F. të hënën, ora 14-të . Ishte kjo ftesa e parë të cilën gazetari, pasi e lexoi, luajti pak kokën me një buzëqeshje të lehtë dhe nisi ti palonte ngadale të gjitha shkrimet e natës në një çese madhe najloni. Sado që përpiqej të mos ndryshonte në fytyrë, nëna dhe bashkëshortja që e shikonin drejtë në sy, panë se diçka do të ndodhte me Gazetarin. « Nënës diçka nuk po ndihesh mirë sot. Çkado që të jet për hajrë qoftë, biro – i tha nëna, duke ja përkdhelur flokun me kaçurele. « Rr. unë jam me Ty, me idealin dhe frymën tënde deri në fund të jetës. Mos u mërzit se rruga që ke zgjedhur është rruga e nderit. Fëmijët do t’i rris ashtu si mundem dhe do t’i edukoj e shkolloj sa më mirë » Derisa po fliste bashkëshortja, Gazetarit i vëluan djersët ballit.Merrte frymë me të madhe sikur dëshironte të ngopej sa më shumë me dashurinë e nënëns dhe bashkëshortes që nuk i bënte syri vërrr !
Mezi iknin minutat. Dita e hënë dukej të jet tepër e largët. Sapo e futi në dhe çesen e najlonit me shkrime, papritur u fut në oborr vetura e policisë 101. Dolën shpejt dy, tre, katër polic. Pastaj erdhi vetura dytë e policisë dhe sërish dolën një, dy, tre katër polic. Pa vonuar shumë arritën edhe dy vetura tjera plotë me policë të uniformuar dhe me rroba civile. Hynë brenda, filluan të kontrollojnë në çdo cep të shtepisë. Përmbysën çdo gjë kishte në shtepi dhe dolën. Bashk me disa libra, morën edhe Gezetarin. E futën në veturën e parë 101 dhe e dërguan në stacionin e policisë në qytetin F. pastaj në P. Filluan pyetjet, provokimet, britmat e përziera me pështymë së spërkatnin mbi fytyrën e kuqe të Gazetarit. Nuk vonoi shumë dhe filluan të rrahurat. Secili përpiqej të tregohej më besnik se tjetri. E rrëzuan në dyshme me duarë e këmbë të lidhura. I hypën përmbi me shqelma e grushte. E përgjakën Gazetarin fytyrës. Ja hoqën teshat e trasha, e futën në ujë të ftohët , e lidhën dhe filluan t’i mëshonin trupit si bisha. Gazetari i shtërngonte dhëmbët bashk me trupin që i kërcente nga të rrahurit, derisa alivanosej dhe pastaj i hidhnin ujë të ftohët për ta sjellur në jetë « Trego shokët, pendohu », ishin fjalët që përsëriteshin nga sigurimi, gjatë gjithë kohës. Pastaj, Gazetari doli kryelartë para gjykatës dhe u dënua me disa vite burg të rëndë. Mbi tavolinë i mbetën lapsi, fletorja, maqina e shtypit dhe zyra e korespondentit në Shkup.

Edhe pas burgut, Gazetari, gjithnjë i përndjekur, i internuar, i burgosur dhe i rrahur për vdekje UDB-ja.

Vite të gjata nën robëri kaluan. Erdhi koha e lavdisë, e çlirimit. Mbi qiellin e vërenjtur filluan të duken shkëndia drite. UÇK-ja kishte rrohur armët, kishte dalur në male. Gazetarit nuk i zihej vendi vend.

Bashkëshortja, fëmijët prush të vegjël nuk kishte si ti strehonte sadopak. Policia e kërkonte gjithandej dhe kishte dëshirë t’a shtinte edhe njëherë në dorë. Të shfryhej deri në frymën e fundit. Ta mbyste ngadale për ato shkrime që kishte bërë, për atë farë që e kishte mbjellur disa vite më parë.

Gazetari ishte strehuar në një familje patriotike në fshatin S. Mbi atë digë të fortë nuk mund të kalonte policia sebe, pa e shkri atë familje patriotike e trime. Tash më duhet të dalë në male-tha Gazetari. Atje do të ndihem më i lirë, pa çka edhe nëse më merrë plumbi. U radhitë krah çlirimtarëve. Në njërën dorë automatikun, në tjetriën lapsin dhe fletoren. Bashk me ushtarët e lavdisë lëvizte sa andej, sa këndej maleve të fshatit S. Një natë papritur shkelë mbi minën e armikut. Këmba i fluturon diku mbi male, ndërsa gjaku i kush i ra mbi tokë dhe mbi gjoksin e tij zjarr. Gazetari ishte shtrirë për tokë. Nuk dinte si të vepronte në ato momente derisa erdhën shokët e luftës. E kishte marrë automatikun në dorë, e kishte kthyer drejtë kokës që ti ndalte dhembjet e mëdha njëherë e përgjithëmonë. Automatiku nuk shkrepi. Provon edhe njëherë, edhe dy herë sërish nuk kishte shkrepur. Gazetari kishte mbetur i shtrirë në tokën e tij të cilën edhe njëherë e ujti me gjakun e kuq.

Dhembjet e mëdha sa dëshira për çlirim kombëtar, ja kishin përshkuar trupin e tij të shëndoshë. Gjaku që i shkonte si vade teposhtë asaj kodre, kishin bërë që Gazetarit ti dukej më e lehtë vdekja se jeta. Këmba i kishte fluturuar, ndërsa këpuca thatë, e mbushur me gjak, i kishte mbetur pranë kokës dhe syve plotë shkëndija lirie. Edhe sot, Gazetari liridashës nuk e din ku e ka këmbën që e fali për çlirimin e Kosovës !

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img