Sekretari i Klubit të Futbollit të Femrave Ulpiana nga Lipjani, Gazmend Zeqa, ka bërë një hap të madh në rrugëtimin e vet sa i përket sportit. Zeqa, është emëruar në postin e anëtarit të Grupit të Punës për Futbollin e Femrave në European Club Associatin me seli në Nyon të Zvicrrës për ciklin 2023/27.
Lajmin për këtë hap të rëndësishëm e kanë dhënë vetë Zeqa dhe klubi femrave Ulpiana.
“Të nderuar miq, me kënaqësi ju njoftoj se në thirrjen për aplikim, nga 221 aplikime nga 45 vende të ndryshme evropiane dhe nga 110 klube të ndryshme, sot me datë: 06.12.2024, emërohem në postin e anëtarit të Grupit të Punës për Futbollin e Femrave në European Club Associatin me seli në Nyon të Zvicrrës për ciklin 2023/27“, ka njoftuar Zeqa.
Njëherësh edhe KFF Ulpiana ka dhënë një njoftim lidhur me suksesin e sekretarit të tyre.
“Të nderuar komunitet i sportit Lipjanas po ashtu edhe mbar kombëtar, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se në thirrjen për aplikim, nga 221 aplikime nga 45 vende të ndryshme evropiane dhe nga 110 klube të ndryshme. Sot me datë: 06.12.2024, Sekretari i KFF Ulpiana 1992 është emëruar në postin e anëtarit të Grupit të Punës për Futbollin e Femrave në European Club Association me seli në Nyon të Zvicrrës për ciklin 2023/27. z. Gazmend Zeqa urime për këtë post, njëherit të dëshirojmë sukses dhe punë të mbarë! Me respekt: Ramiz Qeriqi Kryetar i KFF Ulpiana 1992“, thuhet në njoftimin e Ulpianës.
Ndërkohë, Zeqa, njihet edhe për takimet e tij me personalitete të larta të futbollit evropian. Ai së fundi ndër të tjerë ka takuar edhe presidentin e PSG, Nasser al-Khelaïfi dhe trajneret e njohur Arsene Venger e Gareth Southgate./Alb’swiss TV/