Alb'swiss TV
Lajme

Gecaj flet për Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli, i quan të pabesë

gecaj-flet-per-vjosa-osmani-e-haxhi-avdyli,-i-quan-te-pabese

Gecaj ka thënë se Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli janë të pabesë.

Shefi i kabinetit të MPB’së, Bajram Gecaj, i ka quajtur të pabesë anëtarët e LDK’së, Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli.

“Institucioni ynë kombëtar i BESËS SHQIPËTARE është ndërtuar mu për shkak të pabesëve si Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Osmani është përjashtuar nga të gjitha pozitat brenda partisë.
Ajo ishte kandidate e LDK’së për kryeministre por gjërat ndryshuan kur ajo nuk përkrahu mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Ndërkohë Avdyli i ka dalë në krah asaj derisa së fundi e ka quajtur komunist kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa.

Të ngjajshme

Reagon Qeveria e Kosovës: Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri

albswiss.com

A ju bastisë shtëpia nga EULEX-i, flet Rexhep Selimi

albswiss.com

Caktohet data: Fushata zgjedhore fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt

albswiss.com